Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Kosova vazhdon të jetë e izoluar, shpresë këtë vit për liberalizim vizash

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Këtë vit Kosova mund të marrë liberalizimin e vizave, mendojnë njohësit e Integrimeve Evropiane. Sipas tyre, stabiliteti politik në vend, rizgjedhja e Emanuel Macron në krye të Francës dhe pozicionimi i Kosovës në linjë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, janë disa faktorë që shtyjnë për të besuar që këtë vit mund të këtë sinjale pozitive.

    Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë. Ndonëse kanë kaluar me shumë 10 vjet prej se ka filluar dialogu për vizat, Kosova vazhdon të jetë e izoluar. Por njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se në qershor të këtij viti, Kosova mund të marrë sinjale pozitive për sa i përket liberalizimit të vizave. Analisti Dritëro Arifi ka thënë për Radio Kosovën se Kosova ka kohë që i ka plotësuar kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, vendimi për liberalizimin e vizave është politik, dhe Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum.

    [the_ad id="78756"]

    “Këtë vit pritet që të merret vendim në Këshill, sepse i ka kaluar të gjitha procedurat e tjera. Komisioni Evropian e ka dhënë dritën e gjelbër. Parlamenti Evropian që disa vite e bënë të njëjtën kërkesë që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, topi tani është në Këshillin e Ministrave dhe besoj që me fitoren e Makronit, është një mundësi e mirë që të merret sinjali e deri në fund të vitit të bëhet liberalizimi i vizave për kosovaret”, tha ai.

    Edhe analisti Emrush Ujkani është shprehur optimist se Kosova mund të fitojë liberalizimin e vizave në një periudhë të shpejtë. Ai përmendi stabilitetin politik në vend dhe rizgjedhjen e Emanuel Macron në Francë si faktorë që mund ta shtyjnë BE-në për liberalizimin e vizave.

    “Mendoj që duke marrë parasysh këta faktorë Kosova ka arsye të presë që ta këtë liberalizimin e vizave në një kohë ë të shpejtë. Këtu shtohet edhe fakti i krizës në Ukrainë. Vetë rreshtimi i Kosovës në një linjë më sanksionet që ka vendosur BE-ja kundrejt Ukrainës, na bënë të besojmë që Kosova është me afër BE-së dhe vlerave të saj” shtoi ai.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk do të lënë guri pa lëvizur, deri sa të bëhet liberalizimi i vizave. Ai ka deklaruar se ka pasur disa takime me shtetet që janë ende skeptike për liberalizimin e vizave për kosovaret.

    “Ekziston tashme një qëndrim publik se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne për me tepër se kaq kemi bërë vizita dhe takime më shtetet që ende janë skeptike por edhe me shtetet që mund të ndikojnë te këto shtetet skeptike që Kosovës t’ia mundësojnë liberalizimin e vizave”, ka thënë Sveçla.

    Ndryshe Franca dhe Holanda janë dy vendet skeptike për liberalizimin e vizave, ndërsa Franca që nga janari i këtij viti për gjashtë muaj me radhë e mban presidencën e BE-së. Dialogu për liberalizimin e vizave ndërmjet Kosovës dhe BE-së ka nisur në janar të vitit 2012. Kosova është vendi i vetëm që procesi i liberalizimit të ketë zgjatur kaq shumë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.