Policia dje kishte marrë një njoftim për një rast të kanosjes dhe dhunës në familje, shkruan rajoni.org.
Pas një mosmarrëveshje dyshohet se mashkulli kosovar kishte hapur probleme me bashkëshorten e tij. Më pastaj siç duket në ngjarje kishte hyrë edhe vëllai i saj, ku i njëjti merr kërcënime nga dhëndrri i tij.
Policia raporton se ka arrestuar personin në fjalë, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë policor:
“KANOSJE & DHUNË NË FAMILJE
Rr. “Mexhit Mustafa” 20.10.2022, 18:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij dhe vëllain e saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/Rajoni.org/