Qytetarët e Republikës së Kosovës, sërish mund të përballen me ngritje të çmimit të energjisë elektrike në vend, kjo për shkak të një kërkese që ka bërë KESCO në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për ngritje të çmimit të tarifave për 20 %.
Kërkesën për ngritje të çmimit të energjisë KESCO e ka arsyetuar me mos mos-disbursimin e subvencionit të zotuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe situatën e krijuar në tregun e energjisë me shumicë si pasojë e rritjes enorme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare.
E një rritje e dytë e çmimit të tarifave të energjisë elektrike brenda vitit po kundërshtohet nga opozita.
Deputeti I PDK-së, Ferat Shala, për FrontOnline, thotë se ngritja e çmimit të energjisë është për shkak të mosveprimeve të Qeverisë “Kurti”.
“Qeveria është vonuar me fazën e parë të ngritjes së tarifave dhe mos mbajtjen e premtimit për subvencionim ku është zotuar se do të subvencionon sektorin, mjete këto që nuk janë implementuar dhe nuk kanë shkuar te sektori dhe si pasojë e kësaj kemi kërkesën e dytë për rritjen e tarifave të energjisë sepse organizatat që merren me sektorin energjetik kanë në një situatë të rënd financiare dhe Qeveria nuk i ka kryer obligimet e veta”, tha Shala.
Shala i cili është edhe kryetari i Komisionit parlamentar për Energji, thotë se qytetarët do të përballën me një dimër të vështirë për shkak të ngritjes së çmimit dhe reduktimeve të energjisë.
“Qeveria ka treguar një neglizhencë dhe paaftësi në menaxhimin e kësaj krize, me vjen keq me thënë po dimri do të jetë më i keq se ai i 2021. Ju po e shihni se kanë filluar reduktime për shkak të punëve në teren por ne kemi fillim të procesit të reduktimeve dhe në zonat e caktuar ka mungesë të energjisë” u shpreh ai