Frashër Krasniqi, anëtar i Partisë Social Demokrate, ka kritikuar ashpër qeverinë por edhe presidencën rreth rastit të Martin Berishajt, ambasador i Kosovës në Kroaci, për të cilin u raportua se është i përfshirë në një skandal financiar.
Krasniqi, përmes një video-adresimi të bërë në Facebook, ka thënë se një qeveri ose presidencë normale është dashur ta thërras në pyetje Berishajn në lidhje me ato që po raportohen.
“Një qeveri ose presidencë normale sot ish dashtë me thirrë në pyetje edhe me marrë në përgjegjësi ambasadorin e Kosovës në Slloveni. Lidhje me krejt këto së çka po fliten për skandalin e tij, qindra mijëra eurosh të bartjes së parave nga një kompani e lidhur me mafien serbe të energjisë”, ka thënë Krasniqi.
Tutje, ai ka dhënë dy arsye se pse qeveria e Kosovës nuk deklarohet fare rreth këtij rasti, duke thënë se, sipas tij, qeveria e Kosovës është vetë e përfshirë në këtë rast dhe se, si qeveri dhe presidencë populliste, nuk munden ta pranojnë që nuk janë perfekt.
“Mirëpo çka bën një qeveri popullsite si kjo e jona? I akuzon mediat e mbron personin e involvun ose nuk flet fare dhe pse e bën këtë? Për dy arsye: E para: Vetë qeveria po duket se është e përfshirë sepse po flitet dhe po raportohet për kontrata të dyshimta në lidhje edhe me energjinë në Kosovë. Dhe e dyta për shkak se një qeveri dhe një presidence me mendësi popullsite nuk munden me pranu që nuk janë perfekt dhe që nuk bëjnë gabime. Nuk mujn me kërkua falje, ju e keni pa, kur e shkelin kushtetutën, faj ka kushtetuta, kur I shkelin fëmijet, faj kanë fëmijët, kur e shkelin ligjin, faj ka ligji, kur ju del skandali I ambasadorit, faj kanë mediat, por kurrë nuk mujnë këta vetë me pranu fajin, sepse këta dojnë me ruajt idenë që këta janë perfekt sepse vetëm kështu funksionon një mendësi popullsite “, ka përfunduar Krasniqi.