Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Krasniqi pasi vizitoj punimet e projektit të nisur nga Bekim Jashari: E pakuptimtë që Qeveria të privojë Drenicën nga uji i pijes

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Skenderajt në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, shkruan portali rajoni.org.

    Kryetari i PDK-së, pas takimit me kryetarin e Skenderajt Fadil Nura, së bashku me ekipin e komunës kanë vizituar nga afër disa prej projekteve të pakëta që po i kryen kryetari Nura nga buxheti vetanak i komunës.

    [the_ad id="78756"]

    Ata vizituan projektin e izolimit dhe fasadimit të banesave kolektive në qendër të qytetit, më pas projektin e parkingjeve në qytet, si dhe bulevarin “Ilaz Kodra” projekt i nisur nga Qeverisja Jashari.

    LEXO EDHE: Fillon ndërtimi i Bulevardit “Ilaz Kodra, në Skenderaj

    Ndonëse ai dhe partia e tij e kishin pushtetin për mbi një dekade megjitate Krasniqi kritikoi Qeverinë Kurti për neglizhencë të kërkesave të komunave që udhëhiqen nga partitë opozitare në nivel qendror.

    “E vërteta është që shumicën dërrmuese të komunave në Kosovë, i udhëheqin partitë opozitare, por kjo s’duhet të jetë pengesë për qeverinë dhe për kryeministrin Kurti që t’i mbështesë këto komuna, derisa kemi raste ta zëmë që qeveria merr vendime për t’i obliguar kafiteritë që t’iu çojnë ujë nga çeshmja atyre që porosisin kafe, qytetarët e Drenicës, të Skenderajt në veçanti i penalizon duke ua pamundësuar shërbimin e ujit të pijes edhe për nevojat më bazike”, theksoi lideri i PDK-së.

    Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura tha se qeveria aktuale e ka hequr komplet nga buxheti i këtij viti projektin kryesor që do të mundësonte furnizimin me ujë të pijes për qytetarët e kësaj komune.

    “Një nga problemet më të mprehta në Komunën e Skenderajt është uji i pijes, një projekt madhor, i cili ka qenë në procedura të prokurimit, përkatësisht në organin e OSHP-së, fatkeqësisht nga qeveria e sotme është anuluar. Është hequr nga buxheti i planifikuar dhe kjo ka bërë që sot Skenderaj dhe 53 fshatra të ngelin kryesisht pa furnizim me ujë të pijes, gjë që është me të vërtetë për keqardhje”, tha Nura.

    Ai shtoi se të gjitha projektet që po realizohen aktualisht në Komunën e Skenderajt janë me buxhet vetanak të komunës dhe përmes donacioneve. /Rajoni.org/

    No photo description available.

    No photo description available.May be an image of 7 people, people standing, footwear and street

    May be an image of 8 people, tree, road and street

     

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.