Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    “Krejt familjen e kam pasë në UÇK, e sheh ai kush jom unë”/ 22-vjeçari përfundon në paraburgim, kërcënoi një qytetar dhe policët

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një 22-vjeçar nga Vushtrria ka përfunduar në paraburgim, pasi dyshohet se ka kërcënuar seriozisht një qytetar në mes të rrugës dhe disa zyrtarë policorë. Rasti ka ndodhur më 10 qershor, në rrugën “Shemsi Istrefi”, në Vushtrri, ku i dyshuari u kap me një 21-vjeçar, të cilin e kërcënoi pas një mosmarrëveshje të momentit. 

    Palët u takuan në rrugë, kur papritmas nisi debati, që eskaloi edhe në kërcënime, ashtu që i dyshuari i është drejtuar viktimës me fjalët “çka po m’kqyre bre”. 

    [the_ad id="78756"]

    Pasi viktima i ka thënë se “çka të kam borxh që po bën kshtu”, i dyshuari ka vazhduar me fjalë kërcënuese se “me m’pas ti borxh, t’vi te shpia jote edhe t’i qes trutë n’tokë, t’vraj”. 

    Në ato momente, i dyshuari iu ka vërsulur viktimës për ta sulmuar, por fatmirësisht kanë ndërhyrë disa qytetarë, të cilët e kanë parandaluar përleshjen. 

    Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin, i cili ka vazhduar me kërcënime edhe ndaj zyrtarëve policorë gjatë transportimit në stacion policor, por edhe brenda tij. 

    “Ki me pa kush jam unë, shihemi ma vonë, se unë krejt familjen e kam pas në UÇK, e sheh kush jom”, ishin fjalët e të riut drejtuar policëve, raporton Sinjali. 

    Me rastin e kontrollit policor, te i dyshuari është gjetur edhe një mjet i mprehtë, thikë, armë kjo që është konfiskuar. 

    Me urdhër të Prokurorit i njëjti është ndaluar fillimisht për 48 orë, e më pas me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij për veprën penale “kanosje”.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.