Albin Kurti.
Kryeminister, për çka do qe te duhet emeri i UÇK-së, qe ka të bëjë me qytetarin e ketij vendi, për varre e për deshmor.
Shkruan Agron Kajtazi
Per Martir e për të zhdukur, UÇK, ishte dhe është e gatshme me emerin e vet, me trupat e saji qe jan ende në jetë ( edhe pak), sa nuk kemi vdek të gjithë.
Kryeminister.
Kohën më të mirë të jetës tonë, i llogaritim ditët kur ishim të rreshtuar në luftën për Lirin e popullit.
Sot shumë nga ne të mbijetuarit, kan vdek pas luftes, disa nga mosha, disa ne aksidente të ndryshme e disa ( për fat të keq) kan vra vetën, nga pakenaqesit e padrejtësitë qe ju jan ba pas-luftes..!
Prandej për ne qe jemi gjallë, nuk ka ma rëndë, se emeri yn, tu servohet “Gjakatareve” në tavolinë, me vullnet të qeverisë tonë.
Jo qe jam ka du me hy ne Serbi, sepse emerin tim ajo moti e ka, bile disa ushtar të fortë, e them me plotë pergjegjesi, se mbrenda në Kosovë, dora serbe na i ka vra.
Pra, sa për sigurin time personale, as ketu nuk jam rehat, le ma në Serbi, e për këtë fakt, qoje emerin tim, ka të duash e qysh te duash..!
Po mos harro.!
Se ti po e dorezon luftën e pastert çlirimtare të UÇK-së, ne Beograd.
Mos harro.!
Ti po dorezon çdo ushtar të UÇK-së, në Beograd.
Pra mos harro..!
Se ti çdo deshmor e çdo invalid pa gjysmen e trupit, ti po e dorezon në Beograd.
Ne Beogradin qe na vrau në shtepit tona.
Na i dogji shtepit e na perndjeku nga to.
Na pushtoj një shekull e për gjatë gjithë kesaj kohë të okupimit, qindra mijëra bashkekombas tan, qytetar të këtij vendi i ka vra, i ka masakru e i ka zhduk.
Pra qoje emerin tim, me zarf nder sjetullë, ne Beograd e ne Moskë.
Qoje tek ata qe na kan vra, djeg e shkrumbu.
Qoje tek ata qe edhe varret s’na i lan rehat, na i moren trupat nen dhe.
Na i shkrin eshtrat e tyre neper shkritore të serbis.
Na i heken prej varri, e na i vorrosen me bager.
Dhe sot qojau “LETRAT”
dhe neser qona neve, një e nga një.
A po e don këtë, a te kryn punë kjo…!
A te “shëndoshë” ky fakt apo ende po don sakrific nga ne.
Kreret na i ke dorezu tashmë edhe ne te “vegjelit” jemi të gatshëm me shkue, veq ti kenaqu, ose veq ne jemi “vegela” qe ty te kryen punë, për të “arrrit” diqka, qe ty po ta merr mendja qe është e mirë…!
Pra dorezom edhe mua të vdekur, se të gjallë, jo “KURREN E KURRES”.
Agron Kajtazi, ish ushtar i UÇK-së, në batalioni e 3-të, të Brigades 112 Arben Haliti.
Zona operative e Drenicës. 1998-1999.