[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 24-t në BKT Superligë nga Federata e Futbollit e Kosovës.
26-vjeçari i kuqezinjve ka shënuar dy gola në barazimin që skuadra e tij e arriti si mysafire ndaj Llapit, me rezultat 3:3.
[the_ad id="78756"]
Kjo është hera e tretë në këtë edicion që Uka e fiton këtë çmim dhe pa dyshim është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj në stinorin pranveror.
Ai deri më tash ka realizuar 15 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve pas sulmuesit të Gjilanit, Gerhard Progni.
Drenica mbetet në pozitën e pestë në renditjen e BKT Superligës me 32 pikë.