Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Kriminelët që bënë kërdi në Kosovë, ia kanë mësyrë këtij vendi për të vrarë njerëz (Video)

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Vendet perëndimore dhe NATO-ja janë mobilizuar për ta ndaluar Vladimir Putinin që ta nisë një luftë të re në Ukrainë.

    Përkundër kësaj, kriminelë serbë të luftërave në ish-Jugosllavi, po bëjnë thirrje për forcimin e radhëve luftarake separatiste ruse.

    [the_ad id="78756"]

    Njëri nga qindra serbët, të cilët shërbejnë si mercenarë lufte në krah të forcave pro-ruse është Dejan Beriq.

    Ai ishte pjesëtar i forcave pushtuese kriminale serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Kurse, që nga viti 2014, Beriq gjendet në mesin e forcave separatiste proruse në Ukrainë.

    Beriq përmes rrjeteve sociale, publikisht, tregon mënyrat se si serbët mund t’i bashkëngjiten forcave pushtuese ruse në Ukrainë.

    Në YouTube, kanali i tij ka afër 7 mijë ndjekës.

    “Nëse dëshironi të vini në Donbas, duhet që t’i bëni të gjitha analizat e nevojshme; teste në gjak; të mos jeni alkoolist, pra të mos pini; teste për sëmundje të transmetueshme seksualisht; testin e tuberkuozës, pastaj testin e psikologut dhe disa teste të tjera”, ka thënë ai në njërë nga videot e fundit.

    Ai ka vazhduar më tej, duke specifikuar edhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me ata që duan të jenë pjesëtarë të forcave të Putinit.

    “Pastaj shkoni në seksionin ushtarak. Iu caktojnë se ku duhet të shërbeni. E nënshkruani marrëveshjen për një vit. Do të thotë është minimum, një vit. Marrëveshja mund të jetë edhe për 3 apo 5 vite. ‘Armata Popullore e Republikës së Donjeckut dhe Luganskit’ është Armata ku shërbejnë ushtarët sipas marrëveshjes. E bëni marrëveshjen dhe pagesën diku rreth 200 euro”, thotë Beriq në videon e tij në YouTube.

    Krimineli i luftërave serbo-ruse Dejan Beriq, në një intervistë më të hershme, kishte deklaruar “Kosova është në zemrat tona dhe, kur të vjen koha, ne do ta kthejmë atë!”

    “A mund të shkojë presidenti i Serbisë në Kosovë pa lejen e pushtetit në Kosovë. Nuk mundet. Kryeministri nuk mundet, as Policia dhe Ushtria e Serbisë. Do të thotë Kosova nuk është serbe, në letër. Megjithatë, Kosova është në zemrat tona. Ashtu siç e kanë marrë paraardhësit tanë nga turqit, kur të vijë koha, ne do ta marrim nga shqiptarët. E koha do të vijë sigurisht. Më e rëndësishmja është që ne mos ta heqim nga zemra Kosovën. T’i mësojmë fëmijët tanë, që ata pastaj t’ua bartin fëmijeve të tyre. Kjo ndoshta nuk do të jetë e mundshme për 10, 15 apo 20 vjet. Ndoshta do të jetë gjenerata tjetër ajo që do ta marrë Kosovën. Unë do të doja që unë ta ktheja gjersa kam fuqi, në mënyrë që të rinjtë tanë të mos vriten. Do të thotë, që ne që jemi më të vjetër, veteranët e luftës në Serbi, që askush s’i respekton, mund të japim diçka si të fundmen për ta kthyer Kosovën”, ka thënë mercenari serb i Putinit, Dejan Beriq.

    Nga Serbia në Ukrainë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës.

    As Bashkimi Evropian e asnjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar, nuk i ka bërë presion Serbisë që t’i ndalojë mercenarët për t’iu bashkëngjitur forcave separatist ruse. Përkundrazi, mediat e kontrolluara në Serbi vazhdojnë t’i thurin lavde Vladimir Putinit. Edhe vet pushteti në Serbi mban marrëdhënie të mira me Kremlinin. 

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.