Në raportin 24 orës, policia njofton se në qytetin e Drenasit ka pasur të shtëna me armë zjarri dje në fshatin Gllobar dhe në Terstenik të Drenasit, shkruan portali rajoni.org.
Policia ka ndërhyre në të dy rastet ku me ç’rast ka intervistuar tre persona.
Sipas policise në të dy rastet gjujtja me armë ka ndodhur në ahengje familjare.
Komuniakata e plotë e Policsië:
Fsh.Gllobar, Gllogoc 31.07.2022-17:05. Njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka sekuestruar një pistoletë me gas si dhe një karikatorë dhe gjashtë gëzhoja, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë . I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh.Terstenik, Gllogoc 31.07.2022-20:00.Njesiti policor nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ka sekuestruar dy armë zjarri( një armë M-57 dhe një Pistolete, pasi që të njëjtit gjatë një ahengu kanë shtënë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të kalibrit 7.65 mm dhe 7 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt.