Ajo çka po ndodh me punësimet në Skënderaj vërtetë është dukë i tejkaluar të gjitha logjikat njerzore dhe për këto veprime pushteti aktual në Skënderaj duhët me u frikësu prej Zoti, shkruan portali rajoni.org.
Një rast i vërtetë mjaft prekës që ka ndodhur në këtë drejtim ka të bëjë më punësimin e një miltanti të PDK-së, kandidat për asamble të kësaj partie nga Prekazi i cili është pranuar në punë në konkursin e fundit në QPS; edhe pse një vajzë e re nga Kopliqi i Skenderajt, nëpër kushte mjaftë të vështira për një vite më radhë kishtë bërë praktik në këtë qendër më shpresen se kur të hapët ndonjë konkurs do të mund të punësohet në poziten e njejtë.
Mirëpo asaj edhe pse me anëtar të familjës me nevoja të veçanta, ëndrrat ia shuajti komuna e cila vendosi për militantin e vetë; e asaj nuk i’a vlejti as praktika e as vlersimi i lartë i përformancës që kishte marrë prej vendit ku ka përfunduar praktikën, e as përgaditja përkatëse profesionale./Rajoni.org/