Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Kryetari i Graçanicës flet për vrasjen e Albert Krasniqit, i cili ia kishte vrarë vëllain në vitin 2004

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kryetari i Graçanicës, Sërgjan Popoviq, vëllai i 17-vjeçarit Dimitrij, i cili ishte vrarë në qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004, e ka kujtuar këtë ngjarje pas lajmit se autori i kësaj vrasjeje, Albert Krasniqi të mërkurën u qëllua për vdekje nga babai i tij në Prishtinë, transmeton Gazeta Express.

    “Çfarë mund të themi. Edhe kjo është tragjedi, por e jona na lëndon, sepse ne mbetëm pa një jetë të re pa ndonjë arsye. Dimitrij ishte një djalë i ri plot gëzim, shpirt të gëzuar, punëtor dhe me plane për të ardhmen, ai nuk e kishte pritur”, tha Popoviq duke iu përgjigjur mediumit serb “Novosti” ndërsa komentoi vrasjene Albert Krasniqit, i cili ishte dënuar kohë më parë për këtë vrasje.

    [the_ad id="78756"]

    Alberti u vra nga babai i tij para pak ditësh. Skender Krasniqi u arrestua me rastin e vrasjes dhe iu gjet arma nga e cila u shkrep.

    Sidoqoftë, familja Popoviq, që e humbën Dimitrijn, nuk deshën të flisnin shumë mbi tragjedinë e Albert Krasniqit. Ata thanë se nuk duan të hakmerren ose të gëzohen sepse thonë se “tragjedia është tragjedi”.

    “Dimitrij ynë u vra në moshën 17 vjeç. Ai nuk priti për diplomim, as për nënën e tij që donter të martohej me të,” vajtoi Jorgovanka djalin e saj në një nga përvjetorët.

    Vëllai i tij, Sërgjan, i cili është edhe kryetar i Komunës së Graçanicës tha se nuk ia dëshiron askujt atë që i ndodhi vëllait të tij.

    “Unë kurrë nuk do t’ia dëshiroja askujt atë që i ndodhi Dimitrijt. As edhe vuajtje të tilla për familjen, sepse një jetë u ndërpre në mënyrën më mizore. Edhe pse familja jonë është nga Graçanica, ne jetuam në Prishtinë deri në vitin 1999, dhe pastaj kur të gjithë serbët u larguan qyteti, ne u kthyem në Graçanicë. [..] Vdekja e Dimitrijt na goditi si një rrufe nga qielli”, tha Popoviq.

    Të mërkurën, Albert Krasniqi u qëllua për vdekje nga babai i tij, Skender Krasniqi. Siç është raportuar, policia kishte qenë në kërkim të Albert Krasniqit ditët e fundit para tragjedisë, për shkak të dyshimit se ai e kishte rrahur ish-gruan e tij, Besa Gashi.

    Tashmë i ndjeri, ishte dënuar me nëntë vjet e gjysmë burgim për vrasjen që ndodhi në një “fast food” në vitin 2004, ku Dimitrij Popoviq ishte me shokët e tij. Një veturë e tipit Audi ishte ndalur para lokalit. Në veturë ishte edhe Albert Krasniqi, i cili kishte qëlluar me breshëri plumbash drejt tyre. Popoviq u godit në kokë nga një plumb dhe vdiq në vend. /Express/

    17-vjeçari Dimitrij Popoviq që u vra më 5 qershor 2004

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.