Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Ku dëshiron ta shoh duke luajtur Baca Rifat Jashari, prej kujt e mori emrin dhe te cili ekip po luan- Futbollisti i Jasharajve flet për medie

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Igball Jashari nga familja legjendare e Jasharajve është rrugës për t’u bërë një futbollist i spikatur. Për medie elektronike, Jashari ka ndarë detaje për fillimet e karrierës së tij prej futbollisti. Ndër tjerash, ai ka treguar edhe në cilin ekip dëshiron ta shoh duke luajtur gjyshi i tij, përkatësisht Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari.

    Igball Jashari, nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari aktualisht po luan me ekipin e Prishtinës.

    [the_ad id="78756"]
    Siç tregon vet ai, ushtrimet i ka të kombinuara – me juniorët dhe me ekipin e parë, por luan me juniorët.

    “Stërvitjet po shkojnë mjaft mirë! Jam duke luajtur në ekipin e Prishtinës, stërvitjet i kam të kombinuara me junioret dhe ekipin e parë, ndërsa ndeshjet i zhvilloj me juniorët” – tha Jashari për medie.

    Igball Jashari me fanellën e Prishtinës

    Ai thotë se ndihet mjaft krenar që është pasardhës i familjes Jashari, duke nënvizuar se emrin e axhës së tij e mban me përgjegjësi të madhe.

    “Unë ndihem mjaft krenarë që jam pasardhës i familjes Jashari, poashtu ndihem mjaft krenar që e mbaj emrin e axhës tim Igball ,por në të njëjtën kohë kisha me thënë që është edhe përgjithësi e madhe” – shtoi ai.

    Derisa, Igball Jashari thekson se me sport është marrë edhe axha i tij, nga i cili beson se i ka trashëguar aftësitë prej futbollisti.

    “Me futboll nga familja Jashari është marrë axha im, i cili ka qenë një lojtarë shumë i mirë e si duket e kam trashëguar nga ai pjesën e futbollit“.

    Futbollisti i Jasharajve tregon se prej mbështetësve me të mëdhenj të tij është gjyshi Rifat Jashari. Siç shpjegon futbollisti i Prishtinës, dëshira e Jasharit është ta shoh nipin duke luajtur për skuadrën e Bayern Munich.

    “Gjyshi im gjithmonë është një suportues i madh i imi, dhe dëshira e gjyshit tim është qe unë një ditë të luaj në Bayern Munchen” – tha Jashari për medie.

     

    Igball Jashari me gjyshin, Rifat Jashari

    Në anën tjetër, ishte planifikuar që Igball Jashari të transferohej në Gjermani. Ishin Leipzigu dhe Stuttgarti klubet që kishin shprehur interesim për shërbimet e tij.

    Por, ky transferim nuk u bë. Jashari bëri të ditur se provat i ka kryer, por ende nuk ka asgjë konkrete.

    “Provat i kamë kryer, jemi në kontakt, por nuk ka asgjë konkrete“- bëri të ditur numri 9-të i Prishtinës.

    Ai shton se ëndrra e tij e vetme është që të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.

    “Ëndrra ime është që një ditë te luaj për Kombëtaren e Kosovës dhe sadopak ta jap kontributin tim për Kombëtaren e zemrës sime” – përfundoi ai.

    Igball Jashari është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-17.

     

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.