Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku është mbajtur mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve në të cilën janë diskutuar aktivitetet e punës, projektet dhe realizimi i planeve të punës nga drejtoritë përkatëse deri më tani, shkruan rajoni.org.
Po ashtu sipas njoftimit të komunës në këtë takim janë diskutuar edhe projektet kapitale të cilat janë duke u zhvilluar aktualisht në terren.
Lushtaku ka kërkuar angazhim të shtuar nga drejtorët e drejtorive për aktivitetet rreth pritjes së bashkatdhetarëve si dhe organizim të administratës me qëllim që ata që vijnë në pushime të marrin shërbimet e nevojshme.
Ajo, qe ka rënë në sy në këtë takim është mungesa e Kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura.
Nuk dihet arsyja e mungeses se Nurës./Rajoni.org/