Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Kur Albin Kurti u kërkonte qytetarëve të mbuloheshim me qebe, KEK-u i shiste rrymë GEN-it

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Në kohën kur kreu i ekzekutivit, Albin Kurti i kërkonte qytetarëve të Kosovës të ngroheshin me qebe për të kursyer energjinë elektrike, sepse siç thuhej, çmimet kishin shkuar deri në 600 euro për megavat orë energji elektrike, në të njëjtët kohë Korporata Energjetike e Kosovës i shiste rrymë kompanisë GEN me zyre në Beograd e Shkup me çmim prej vetëm 105 euro megavatin.

    GEN është kompania e cila u përfshi në skandalin e ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, i afërt me kryeministrin, Albin Kurti dhe partinë e tij.

    [the_ad id="78756"]

    Në bazë të dokumenteve të siguruara nga Gazeta Infokus, për 7 muaj, KEK-u bëri pazare me kompaninë GEN, për hiq më pak se 11.8 milionë euro me Kosovën.

    Çmimi më të cilën i kishte shitur energji elektrike KEK-u kompanisë GEN, ka variuar nga 60 euro, çmimi më i lirë për megavat orë energji elektrike e deri në 190 euro çmimi me i lartë për megavat. Me këtë çmim prej 190 eurosh është shitur energjia elektrike në muajin tetor.

    E një fakt i çuditshëm nga dokumentet e siguruara nga Gazeta Infokus, është çmimi i shitjes së energjisë elektrike në muajin dhjetor, kur Kosova pati krizën me të madhe energjetike ndonjëherë.

    Në këtë periudhë KEK-u i kishte shitur kësaj kompanie energji me vetëm 105 euro për megavat.

    Sipas raporteve të tregtimit të energjisë që ka siguruar Gazeta Infokus, për periudhën 1 qershor deri me 31 dhjetor 2021, GEN ka qenë një ndër blerësit kryesor të energjisë elektrike dhe atë me çmime super të lira.

    Pazari i KEK-ut me kompaninë GEN kap shifrën prej 11.8 milionë euro vetëm për periudhën 7 mujore të vitit 2021.

    Nga totali i eksportit për këtë vit qe ka qenë 58 milionë euro, vetëm kjo kompani ka marr rreth 12 milionë euro apo 20 % të nga totali i shitjes.

    Në muajin shkurt të këtij viti, kryeministri Albin Kurti derisa fliste për krizën energjetike pati deklaruar së çmimi i një megavat orë pat hipur edhe në 515 euro.

    “Sidoqoftë tash importi i energjisë elektrike ka rënë dukshëm, dikur ishte mbi 6 gigavat orë në ditë tash është nën 3 gigavat orë në ditë. Edhe çmimet nuk janë sikurse të fundit të dhjetorit kur në bursën ndërkombëtare çmimi i një megavat orë pat hipur edhe në 515 euro. Pra tash është zbutuar ca situata por unë i lus të gjithë qytetarët e republikës që sa më shumë ta kursejnë energjinë elektrike”, ka thënë Kurti.

    Kompani tjera me të cilat KEK-u ka bërë tregti  gjatë këtyre 7 muajve të vitit 2021 janë edhe, HSE, DANSKA, ENER, NOA, NOA KOSOVA, MCM, RENRGY TRADING GROUP SH.P.K.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.