Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Kur vjen 20 për qindëshi i vaksinave në Kosovë?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ndonëse Kosova pritet të marrë falas 20 për qind të vaksinave kundër COVID-19, pjesa tjetër nuk është siguruar ende. Nga Ministria e Shëndetësisë presin që të furnizohen nga Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta Express.

    Derisa shumë shtete, përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe Serbinë, janë furnizuar me vaksinat kundër COVID-19, Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë si furnizim. Ndonëse 20 për qind të vaksinave vendi pritet t’i merr falas, me pjesën tjetër të tyre vlerësohet se do të furnizohemi me vonesë.

    [the_ad id="78756"]

    Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të furnizohemi me pjesën tjetër të vaksinave.

    Nga zyra për informim në këtë ministri kanë thënë për Express se pjesa tjetër e vaksinave do të blihen dhe do të sigurohen përmes Bashkimit Evropian.

    Ndërsa, ata kanë theksuar se 20 për qind e vaksinave që janë falas nga COVAX mund të vijnë edhe para muajit mars.

    “Vaksinat do të blihen, derisa edhe të tjerat do të sigurohen përmes BE-së”, kanë thënë nga MSH.

    Megjithatë, ndonëse nga BE-ja janë shprehur se do t’i ndihmojnë Kosovës dhe shteteve tjera për furnizim me vaksina, nga BE është thënë se furnizimi me vaksina i Ballkanit Perëndimor do të bëhet më vonë se fushata e vaksinimit në BE.

    “BE vazhdon të mbështesë iniciativën COVAX, për të siguruar qasje të drejtë dhe universale në vaksinat COVID-19, dhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar atë. Dorëzimi i vaksinave nën atë skemë pritet të fillojë më vonë se fushatat e vaksinimit në BE. Aksesi në një numër dozash nga marrëveshjet e blerjes së BE do të lejojë që rajoni të fillojë vaksinimet paralelisht me Shtetet Anëtare të BE-së”, është thënë ditë më parë nga BE.

    Ndërsa, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, kanë kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj për vonesat në vaksinim. Ata kanë thënë se Qeveria Hoti ka neglizhuar furnizimin me vaksina, andaj edhe furnizimi sipas tyre do të bëhet vonë.

    Anëtari i këtij komisioni nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë për Express se ndonëse kishin kërkuar informacione nga Zemaj për furnizimin me vaksina, ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këtij komisioni.

    “Në takimin e fundit në Komisionin për Shëndetësi kemi kërkuar informacione më të detajuara nga ministri në lidhje me vaksinat. Por ne nuk kemi marrë përgjigje nga ai. Nga aplikimi që Kosova ka bërë mëherët për vaksina janë siguruar 20 për qind e vaksinave falas, mirëpo duhet vaksinim për gjithë popullsinë dhe për këtë do të duhej të jepej një datë e saktë se kur do të vien vaksinat”, ka theksuar ai.

    Haxhiu ka thënë se tani është bërë vonë për furnizim, dhe kjo si pasojë e neglizhencës së Qeverisë.

    Ndërsa, edhe anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka kritikuar ditë më parë Qeverinë Hoti.

    Ai ka thënë se duke u bazuar në atë që është punuar deri tani për sigurimin e vaksinave, Kosova do të furnizohet me vonesë me to.

    Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë detaje se si do të sigurohen 80 për qind e vaksinave për vendin dhe se kur do të mund të vij furnizimi me to, përkundër që kanë thënë që ato do të sigurohen nga BE.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.