Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    FFK më rëndë e dënoi një kritikues të saj sesa të dyshuarit për kurdisje!

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Nuk është shumë moti kur opinioni publik në vendin tonë dhe futbolli në Kosovë ishin shokuar kur u publikua një video-incizim, i cili përmbante dyshime të shumta dhe të forta për kurdisje të rezultateve në kampionatin kosovar të futbollit.

    “A e mujmë Prishtinë? E mujmë bre…” ishin disa nga fjalët shokuese të gjyqtarit Bajram Gashit, i cili në një takim të përbashkët me gjyqtarin tjetër, Edmond Zeqiri, vëzhguesin e ndeshjeve të FFK-së, Ali Ajetin dhe trajnerin Ismet Munishi, fliste se si i ka vendosur vet ai rezultatet e ndeshjeve. I madh e i vogël në Kosovë ishte i trishtuar me përmbajtjen e atij video-incizimi, i cili e qiti në pozicion tejet të keq futbollin e Kosovës, i cili edhe ashtu ishte mjaft i rënduar në çdo aspekt, shkruan Gazeta Express.

    [the_ad id="78756"]

    Telashe e madhe me atë rast të vitit 2017 i kishte dalë edhe Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila po e shihte imazhin e futbollit kosovar teksa po shkonte drejt fundit. Por, krejt në fund shtëpia e futbollit kishte thënë se s’kishte gjetur prova për kurdisje. Ndërsa, akterët e videot i kishte dënuar. Akterin kryesor, Bajram Gashin me një vit moskryerje të detyrës. Kurse, Edmond Zeqirin e Ismet Munishin i kishte dënuar me nga gjashtë muaj dhe Ali Ajetin me dy vjet. Por, pasi situata ishte qetësuar, të gjithë atyre ua pati zbutur dënimet duke ua përgjysmuar.

    Një rast tjetër kishte ndodhur në ndeshjen Istogu – Liria, ku kishte dyshime të forta se prizrenasit ia kishin lëshuar lojën Istogut, për të cilin fitorja ishte vendimtare. Në një video të publikuar në media, sekretari i Lirisë, Bashkim Kajdomcaj, shihej dhe dëgjohej teksa i thoshte futbollistit të vet “lësho, lësho,…”, duke kërkuar të lirohej kundërshtari drejt triumfit. Edhe ai rast i kishte nxjerr punë FFK-së, pasi ishte bërë shumë debutues në publik. Në njërën anë FFK thoshte se s’ka gjetur prova për kurdisje, e në anën tjetër nuk e kishte regjistruar fare rezultatin e atij takimi. Kurse, Kajdomcajn e pati dënuar me vetëm katër muaj moskryerje të detyrës së sekretarit, raporton Gazeta Express.

    Dënime të çuditshme me dallime të mëdha ka pasur ndër vite nga FFK-ja, e cila edhe akuzohej se për dikë bëhej “nënë”, e për dikë “njerkë”.

    Dënim befasues FFK shqiptoi edhe të mërkurën pasdite. Presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupi, shtëpia e futbollit e dënoi më ashpër sesa të lartpërmendurit që e kishin shokuar një Kosovë. Ejupi e kishte dhënë një intervistë për media, përmes së cilët e kishte kritikuar, por edhe kishte akuzuar FFK-në, për disa qështje të ndryshme. Dhe, kjo intervistë Ejupi i ka kushtuar me një vit dënim sa nuk do të ketë të drejt ta ushtroj funksionin e presidentit të FC Prishtinës në raport me FFK-në.

    Kështu, me këtë dënim investitorit të madh dhe të vjetër të futbollit kosovar sipas të gjitha gjasave do t’i pamundësohet pjesëmarrja në Kuvendet e ardhshme të FFK-së, ku Ejupi – si delegat i FC Prishtinës – planifikonte të kërkojë llogari nga krerët e FFK-së për shumë qështje, sidomos rreth financave të federatës, por edhe rreth rezultateve të fundit të Kombëtares së Kosovës.

    Kjo është hera e parë që Ejupi dënohet nga FFK prejse është inkuadruar në futbollin kosovar si investitor, respektivisht si aksionar i klubit më të madh kosovar, në vitin 2005. Emri i tij prej vitesh është përmendur edhe si një kandidat i mundshëm edhe për kryetar të FFK-së. 

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.