Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Kurtit po i kërkohet zbulimi i një sekreti

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Shuma e donacioneve të grumbulluara në Fondin për Ushtrinë vazhdon të mbahet sekrete, kjo sipas ekzekutivit për shkak siguria kombëtare.

    Po deputetët e Kuvendit po kërkojnë që mjetet e grumbulluara që parashihet të përdoren për mbështetje të prioriteteve, duke përfshirë fushën e mbrojtjes, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore etj, të jenë transparente.

    [the_ad id="78756"]

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj ka tha se që nga inicimi i këtij Fondi nuk ka pasur transparencë nga Qeveria e Kosovës.

    Tutje, ai shtoi se qytetarët kanë të drejtë ta dinë se sa mjete janë mbledhur, duke shtuar se ai është dashur që të formohet përmes Kuvendit me votat e deputetëve, e jo me vendim të Qeverisë.

    Madje ai thotë se kryeministri Albin Kurti duhet që për Fondin të raportojë në Kuvend.

    “Që nga themelimi i këtij Fondi nuk kemi ndonjë transparencë absolute nga Qeveria e Kosovës. Fillimisht kur është themeluar Fondi nga Qeveria është thënë që do të jetë Fond për Forcën e Sigurisë së Kosovës për sigurinë. Qysh në vendimin e Qeverisë për themelimin e këtij Fondi ka diçka që nuk shkon dhe nuk ka bazë ligjore meqenëse ky Fond do të kishe me qenë mirë të sillej në Kuvend pastaj deputetët të votojnë. Më e keqja është që Fondi është bërë i klasifikuar nga Qeveria e Kosovës”.

    “Qytetarët nuk lejohen të dinë asgjë dhe nuk ka transparencë ndërsa po të ishte ky Fond transparent secili qytetarë do të kishte pasur qef ta shihte edhe online se sa para po mblidhen dhe kush po kontribuon. Duhet ta thërrasim kryeministrin Kurti që të raportojë në Kuvend lidhur me Fondin. Ne mendojmë që ushtria duhet të përkrahet me buxhetin e Kosovës. Ne si PDK kemi kërkuar që të sillet sa më shpejt Ligji i buxhetit dhe të bëhet rishikimi dhe të ndahen mjete shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ne si PDK jemi në mbështetje të ndarjes së 100 milionë eurove për ushtrinë tonë”, tha Qalaj.

    Ndërsa,  deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kërkuar që të dihen saktë se sa mjete janë grumbulluar, ngase sipas tij, të gjithë kanë të drejtë të kenë informacione.

    Por ai thotë se mospublikimi i mjeteve të mbledhura është sinjal që Qeveria po mundohet t’i përdor ato para për të mbuluar ndonjë dështim në sektorët ku ka zbrazëtira.

    “Mënyra e Fondit duhet të jetë transparente sepse janë qytetarët dhe janë donacione të cilat vijnë nga vullneti dhe nga dëshira sidomos e qytetarëve shqiptar të Kosovës dhe të tjerëve që mund të kenë lidhje në kuptimin emocional, por edhe të ndihmojnë Kosovën në fuqizimin e infrastrukturës në ushtrinë e re të Kosovës”.

    Madje ai thotë se Qeveria është e mbështetur vetëm me qëllimin e populizmit, demagogjisë e tru-shpërlarjes sa për të qëndruar në pushtet, raporton EO.

    “Nuk e di pse është i mbyllur duket që është në logjikën e njëjtë se si funksionojnë këta si Qeveri ose me një momentum të caktuar t’i përdorin ato para për të mbuluar ndonjë dështim të tyre jo  vetëm në këtë sektor por edhe në sektorë të tjerë ku ka zbrazëtira edhe nevoja financiare”.

    “Kështu e shoh edhe trajtimit më mbylljen e transparencës së këtij Fondi, por vetë titulli i kësaj ministrie shihet që fare pak është i interesuar në këtë proces. E shohim një ministër të mbrojtjes që sorollatet nëpër Kosovë, vizita privat. E gjithë kjo Qeveri është e mbështetur vetëm me qëllimin e populizmit, demagogjisë dhe trushpërlajes  së njerëzve sa për t’u mbajtur në pushtet”, tha Zemaj.

    Me 2 mars Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.