Burime te pakonfirmuara të portalit
Rajoni bëjnë me dije se sot është larguar nga detyra drejtori i deritashëm i QKMF-s Agron Mehmeti, specialist i pediatrisë i cili ishte emëruar pas ardhjes së Fadil Nurës në pushtet, shkruan portali Rajoni.org.
Edhe pse ishte zgjedhur nga pushteti i Nurës dhe kishte qenë në listë zgjedhore për asamblist në listën e PDK-s, emërimi i tij nga opozita dhe mediet ishte parë si dorë e zgjatur e pushtetit për të bërë shkarkime dhe emërime në baza partiake ne QKMF.
Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur në masën e dëshiruar të partisë, për faktin që Mehmeti sipas të njëjtave burimeve nuk ishte ishte pajtuar me një gjë te tillë.
Pra Mehmeti si një profesionist i zoti në lëmin e vet kishte zgjedhur ta ruaj integritetin e tij moral duke mos pranuar servilizmin siç po ndodh me disa kolegë të tij.
Po ashtu burime të Rajonit thonë se në vend të Mehmetit është emëruar dr. Bashkim Nura./Rajoni.org/