Deputetët e Kuvendit të Kosovës shumë rrallë i kanë ndalur thirrjet telefonike me paratë e taksapaguesve kosovarë në vitin 2021.
Në vitin e kaluar, 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës shpenzuan gati 27 mijë euro vetëm si shpenzime për telefonata.
Për “muhabetet” e deputetëve, Kuvendi gjatë vitit 2021 i ka paguar Telekomit të Kosovës hiç më pas se 26 mijë e 945 euro e 57 centë.
Në pasqyrën e shpenzimeve Kuvendi rezulton se nga janari deri në fund të marsit të vitit të kaluar i ka paguar 3 mijë e 980 euro e 69 centë veç si shpenzime telefonike për deputetët e kësaj legjislature.
Ndërsa, nga 1 prilli deri më 30 qershor, deputetët shpenzuan 6 mijë e 912 euro e 41 centë.
Po ashtu, nga 1 korriku deri më 30 shtator, deputetët e Kuvendit të Kosovës shpenzuan për telefona edhe 6 mijë e 467 euro e 2 centë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me paratë e kosovarëve vazhduan të flasin edhe më shumë në telefon në muajt e fundit të vitit të kaluar.
Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor, ata i dyfishuan shpenzimet telefonike.
Sipas raporteve zyrtare, vetëm në tre muajt e fundit ata i shpenzuan hiç më pak se 13 mijë e 167 euro e 45 centë.
Para pak muajve, deputetëve kosovarë iu publikuan edhe vlerat e kompensimeve që i kanë marrë si shpenzime për udhëtimet e tyre.