Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ky është i riu qe dyshohet se shtyti nënën në vetëvrasje

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një rast tronditës dhe mjaft i frikshëm ka ndodhur dje në rrugën “Fan Noli”, në Pejë, ku një grua 50-vjeçare tentoi të bëjë vetëvrasje pasi u shtyt nga djali i saj. Kjo ngjarje shokuese dyshohet se ndodhi në orët e mëngjesit, në një pjesë të shtëpisë së familjes Shabi në Pejë. I riu që po dyshohet për veprën penale “shtytje në vetëvrasje” po kërkohet nga Policia, ndërkohë që nëna e tij po trajtohet në spital.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se djali që shtyu nënën e tij të tentojë ta vras vetën është Edon Shabi, 24-vjeçar, i cili tashmë është shpallur në kërkim policor dhe janë njoftuar të gjitha njësitë policore që nëse i njëjti haset të ndalohet.

    [the_ad id="78756"]

    Sinjali ka mësuar detaje mjaft të rënda për ngjarjen që ndodhi në një pjesë të shtëpisë së familjes Shabi. Djali 24-vjeçar pamëshirshëm dyshohet se shtyu nënën e tij që t’i jap fund jetës, duke u varur në litar, por që fatmirësisht një gjë e tillë nuk ndodhi.

    Sipas burimeve të Sinjalit brenda Spitalit Rajonal të Pejës, viktima është duke marrë trajtim mjekësor në këtë qendër dhe gjendja e saj për momentin është stabile.

    Policia është njoftuar menjëherë gjatë ditës së djeshme pasi u zbulua se si ka ndodhur ngjarja.

    Hetimet për këtë rast tashmë kanë filluar, ku me urdhër të Prokurorit rasti është iniciuar si “shtytje në vetëvrasje” dhe po zhvillohen hetime për ta kapur të dyshuarin.

    Ndryshe, “shtytja në vetëvrasje” është vepër e ndëshkueshme me ligj. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Kushdo që shtytë ose ndihmon personin tjetër për të bërë vetëvrasje dhe vetëvrasja kryhet, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.” Por nëse si rezultat i veprës penale vetëm është tentuar vetëvrasja, dënimi mund të zbutet.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.