Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ky është 30-vjeçari që po dyshohet për sulmin seksual ndaj 13-vjeçares

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Në media u raportua për arrestimin e të dyshuarit që sulmoi seksualisht një vajzë 13-vjeçare, më 14 korrik, në qytetin e Ferizajt. Ai u kap në vendin e tij të punës, nën dyshimin e bazuar se keqpërdori të miturën, në afërsi të shtëpisë së saj. I dyshuari e pranoi veprën me të cilën ngarkohet dhe më pas u dërgua në mbajtje.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur për Sinjalin se personi që u arrestua në lidhje me ketë rast është Tefik Dashi, ndaj të cilit Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

    [the_ad id="78756"]

    Por si dyshohet se ndodhi ngjarja dhe çka deklaroi i riu në Polici?

    Rasti ka ndodhur në orët e mesditës të 14 korrikut, derisa vajza ishte duke u kthyer në shtëpi, kur i dyshuari me motoçikletë kishte kaluar përreth saj, duke e përcjellë kështu në drejtim të shtëpisë. Me të arritur në afërsi të shtëpisë, ai po dyshohet se e ka prekur të miturën në të pasme dhe më pas ishte larguar.

    Lidhur me denoncimin që është bërë kundër tij, ai është deklaruar para hetuesve policorë, pasi u shoqërua në stacion, ku e ka pranuar veprën për të cilën po dyshohet me arsyetimin se ka qenë i dehur dhe ka menduar se po e prekë në të pasme një mike të tij.

    Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet për veprën penale “Sulmi seksual”.

    Ai u denoncua nga prindërit e viktimës, të cilët bashkë me të bijën shkuan në Polici, ku vajza rrëfeu ngjarjen që i kishte ndodhur.

    Kujtojmë se kohëve të fundit janë rritur rastet e sulmeve dhe ngacmimeve seksuale, ku viktima më së shumti po janë të miturat.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.