Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ky është 58-vjeçari që shkoi t’i ‘qërojë hesapet’ për disa punime në shtëpi

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Gazeta Sinjali raportoi sot për gjuajtje me armë zjarri në oborrin e një qytetari në lagjen Baqec të Mushtishtit të Suharekës, si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte me një 58-vjeçar për disa punime në shtëpi, i cili kishte vendosur t’i qërojë hesapet për punët që ishin marrë vesh para një viti.

    Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari që u arrestua nga Policia në vendin e ngjarjes është Muhamet Shala.

    [the_ad id="78756"]

    Gjithçka dyshohet se ndodhi pasi viktima, sipas të dyshuarit nuk i kishte realizuar disa punime në bazë të marrëveshjes që kishin arritur në vitin 2021. Kjo e bëri atë që t’i shkojë 53-vjeçarit në shtëpi për t’i kërkuar llogari.

    Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, burri 53-vjeçar ka deklaruar se ka qenë në shtëpi kur i dyshuari ia zuri derën dhe pas një fjalosje, situata eskaloi dhe ai nxori armën, me ç’rast ka shtënë në ajër.

    Përballë kanosjes serioze, ai vendosi ta raportojë rastin dhe menjëherë një njësi policore është vënë në veprim dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur prova që dëshmojnë të shtënat me armë.

    Njësia e Hetimeve, gjatë ekzaminimit të vendit ku ndodhi rasti ka sekuestruar një gëzhojë, teksa i dyshuari është dorëzuar para Policisë, duke ua dhënë vetë armën me të cilën gjuajti, e cila më pas po ashtu është sekuestruar.

    Me t’u dërguar në stacion policor, Shala është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe ngarkohet me veprat “Përdorim i paautorizuar i armës, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Kanosje me armë zjarri”.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.