Sot, në orët e mëngjesit, një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Policia tashmë ka dhënë detaje të reja për këtë rast dhe ka njoftuar se vdekjen e viktimës, Agim Gagica e ka konfirmuar mjeku kujdestar teksa policia njoftoi se afër trupit është gjetur një armë zjarri.
Personi:
Njoftimi i plotë i policisë:
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugë është një person i shtrirë.
Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje.
Hetimet në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.