Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ky është burri nga Skenderaj qe e kërcënoj ish-gruan se rasti do të përfundojë me vrasje

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Urdhrat që lëshojnë Gjykatat ndaj personave të cilët kanë kryer dhunë në familje jo gjithmonë respektohen dhe për pasojë vepra përsëritet e madje përfundon edhe tragjikisht, siç ndodhi me rastin e gruas shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Një rast i frikshëm, ku është paralajmëruar edhe vrasja ka ndodhur së fundmi në një familje në Skenderaj, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një grua e ka denoncuar bashkëshortin e saj në Polici, i cili nuk po e respekton urdhrin mbrojtës të Gjykatës, për të mos iu afruar viktimës, ashtu që e përcjellë në vazhdimësi në qytet, ku në një rast ka tentuar edhe ta godas me veturë.

    [the_ad id="78756"]

    Për të mos mbaruar me kaq, Sinjali mëson se i dyshuari A.G., e ka kërcënuar viktimën përmes rrjeteve sociale, derisa para dy ditësh ia ka dërguar një person te shtëpia, gjoja se për t’i rregulluar raportin mes tyre. Ajo çka e bën të frikshëm këtë rast është se i dyshuari ka paralajmëruar se dikush do ta pësojë, e madje edhe me vrasje, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë.

    Përballë kësaj situate, gruaja ka vendosur ta raportojë rastin në Polici, ku ka kërkuar mbrojtje pasi ka frikë se mund të ndodhë diçka e keqe.

     

    Si rezultat i denoncimit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili para hetuesve policorë ka dhënë një deklaratë për rastin dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Ndryshe, masa mbrojtëse e ndalimit të afrimit viktimës së dhunës në familje si dhe vartësit të tij/saj dhe personave tjerë nëse është e nevojshme, mund t’i shqiptohet personit i cili ka kryer dhunë në familje, nëse ekziston rreziku i përsëritjes së dhunës në familje.

    Në urdhrin me të cilin shqiptohet masa e ndalimit të afrimit viktimës së dhunës në familje, gjykata cakton vendin, regjionin dhe largësinë, brenda së cilës kryerësi nuk guxon t’i afrohet viktimës së dhunës në familje.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.