Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Ky është kosovari më me fat në botë dhe kjo është arsyeja

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Komuna e vogël e fshatit Bubendorf në Kantonin Baselland ka refuzuar një kohë të gjatë natyralizimin e kosovarit Hamdi Halili – me argumente që nuk qëndronin. Tani fshati është i detyruar ta bëjë këtë, shkruan srf.ch.

    Rreth gjashtë vjet më parë, kosovari Hamdi Halili pati bërë kërkesë për natyralizim në komunën Bubendorf. Ai dhe familja e tij konsiderohej se ishin të integruar mirë. Por komuna kishte kundërshtuar t’i jepte atij pasaportën zvicerane. Një nga arsyet kundër tij, ishte preteksti absurd: Hamdi Halili është parë në fshat me “trenerka” (tuta)!

    [the_ad id="78756"]

    Pas kësaj, kosovari ka bërë një ankesë, i mbështetur edhe nga bashkëfshatarë të shumtë. Gjykata Kantonale ka miratuar këtë ankesë dhe ka udhëzuar komunën të rishqyrtojë kërkesën duke siguruar një justifikim ligjërisht korrekt, shkruan albinfo.ch.

    Në vitin 2019, komuna ka refuzuar përsëri kërkesën e Halilit. As kësaj here arsyet nuk ishin më të bazuara se në herën e parë: ai i kishte rezistuar vendimit për refuzim të aplikimit të tij për natyralizim, dhe kjo, vetvetiu fliste kundër tij, sipas komunës. Përveç kësaj, ai nuk jetonte më në Bubendorf.

    Mosmarrëveshje me kantonin

    Por, kësaj here, ka ndërhyrë qeveria e kantonit të Baselland-it dhe ka udhëzuar komunën që të natyralizonte Halilin “menjëherë”, pasi justifikimi i tyre është ligjërisht i pavlefshëm, transmeton albinfo.ch. Por  bubendörfasit kanë kundërshtuar edhe këtë vendim. Kështu, Gjykata Kantonale u desh të merrej përsëri me çështjen.

    Kjo e fundit tani ka ardhur në përfundimin se refuzimi i natyralizimit në vitin 2019 nuk ishte i ligjshëm. Në këtë rast, ai është një vendim politik dhe jo vendim administrativ. Një nga gjykatësit arsyeton kështu: “Nëse dikush kalon testin e vozitjes, kantoni nuk mund t’i refuzojë këtij personi lejen, duke thënë, për shembull, se ai po dëgjon muzikë me zë të lartë”.

    Halili tani është natyralizuar

    Faktin që u desh të ndërhynte qeveria dhe të detyronte komunën të natyralizonte Halilin u gjykua gjithashtu i saktë nga gjykata – megjithëse jo unanimisht. Dy nga pesë gjyqtarët u patën vërejtje se Halili nuk ishte ankuar herën e dytë, por këtë e kishin bërë vetëm disa qytetarë nga Bubendorf-i, përcjell albinfo.ch. Ish-kryetari i Bubendorf-it tha se pas refuzimit të dytë, Halili kishte hequr dorë nga një apel tjetër.

    Pas gjykimit të gjykatës kantonale të premten, kryetari i komunës ka njoftuar se nuk do të ndërmerreshin më veprime ligjore dhe se Hamid Halili do të natyralizohej.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.