Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ky është moti për javën e fundit të vitit 2020

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Gjatë javës së ndërrimit të motmoteve vendi ynë mbetet nën ndikimin e cikloneve të cilat depërtojnë mbi Mesdhe nga Atlantiku.  Për shkak të kësaj situate sinoptike, mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm me vransira dhe diell, e herë herë priten edhe reshje shiu, e vetëm në vise malore mund të ketë edhe reshje dëbore.

    Ciklonet do të jenë të fuqishme, ku do të kenë diferenca të mëdha barike, që sjellin mbi vendin tonë erëra më të theksuara nga krahu jugor, e rryma të ngrohta ajrore që do të depërtojnë mbi rajon kushtëzojnë një mot mjaft të butë për këtë periudhë kohore.

    [the_ad id="78756"]

    Erërat që do të fryjnë nga jugu do të shpërndajnë ndotësit ajror, e së paku në këto ditë të fundvitit cilësia e ajrit do të jetë më e mirë.  Indeksi në përgjithësi do të mbetet përreth vlerave të mjaftueshme dhe të mira, vetëm herë herë, orëve të mbrëmjes mund të kaloj edhe në të dobëta.

    28.12 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë.  Ditën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell.  Në perëndim të vendit reshje të dobëta shiu, që më vonë gjatë natës priten edhe në pjesë tjera.

    29.12 – Më butë, me vransira dhe diell.  Herë herë priten edhe mundësi për reshje lokale shiu.

    30.12 – Butë, vransira dhe intervale më të gjata me diell gjatë ditës.  Vende-vende me mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht nga perëndimi i vendit.  Në vise malore me borë.

    31.12 – Mot i butë.  Fillimisht në mëngjes me reshje të dobëta shiu.  Ditën vransirat shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.

    Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje ndjeshëm mbi vlera mesatare, me minimale që rriten nga 0C deri në 5C, e maksimale nga 8C deri në 12C, e vende-vende edhe deri 13C.

    Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 4-13m/s.  Vende-vende hovet e erës do të jenë më të fuqishme edhe mbi 20m/s (72km/h).

    Shtypja atmosferike do të mbetet nën vlera normale, me një tendencë të rritjes në pjesën e dytë të javës./Prishtina Weather

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.