Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ky është motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj, ku gjeti vdekjen 30-vjeçari

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri i vdekur ka mbetur Gazemend Hyjseni, 30-vjeçar.

    Lidhur me rastin Gazeta Sinjali ka mësuar se cili është motivi i vrasjes së rëndë.

    [the_ad id="78756"]

    Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj nga hetimet fillestare është ngatërresa mes këngëtarëve, pjesë e të cilave është edhe vëllai i dorasit, reperi Buta (Betim Januzi).

    Si rezultat i këtyre problemeve të vazhdueshme dyshohet se para një muaji reperit Buta iu është djegur vetura e tipi “Audi”, vlera e të cilës ishte 70 mijë euro. 

    Për këtë dhe motive të tjera që lidhen kryesisht me ngatërresat e vëllait të tij me këngëtarët tjerë dyshohet se Qendrim Januzi mbrëmë ndërmori veprime, ku si pasojë përfundoi i plagosur nga Policia.

    Lidhur me këtë ngjarje të rëndë Policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se Qendrim Januzi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

    Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë.

    “I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që në një moment i kthehet zyrtarëve policorë dhe njëri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun  e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare, me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

    “I  dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.