[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Nga raporti i sotëm policor për medie u mor vesh se një 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Policia e ka gjetur viktimën dhe është arrestuar një i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
[the_ad id="78756"]
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është D. Syla, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, teksa shumë shpejt kërkesa për paraburgim pritet të dërgohet në Gjykatë.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj.
Viktima dhe i dyshuari kishin qëndruar me orë të tëra në shtëpinë e këtij të fundit, ku dyshohet se u krye edhe akti i dhunimit. Policia ka intervistuar të dyshuarin 19-vjeçar, dhe viktimën 12-vjeçare para nënës së saj.