Një person mbeti i plagosur sot rreth orës 20:00 pas të shtënave me armë zjarri në Podujevë.
Indeksonline mëson se i plagosuri është Arsim Syla.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai njoftoi se i plagosuri është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.