Mesditën e sotme ka ndodhur një vrasje në fshatin Peran të Komunës së Podujevës. Sipas burimeve të Indeksonline babai ka vrarë djalin e tij me armë zjarri.
Të njëjtat burime konfirmojnë se personi që vrau djalin e tij është Naim Ismajli, zjarrfikës.

Ndryshe, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka konfirmuar ai.
