Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ky është ushtari i FSK-së, që u arrestua pasi u përlesh me babanë e gruas

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës konsiderohen si persona me vlera të larta personale e profesionale, që respektojnë shtetin, familjen dhe kolegët, por duket se një nga ata ka qasje më ndryshe ndaj familjes. Bëhet fjalë për një ushtar të FSK-së i cili u arrestua dje në Suharekë, pasi dyshohet se është përfshirë në një përleshje fizike, ku ka gjuajtur edhe me armë zjarri.

     

    [the_ad id="78756"]

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Arianit Beqirajn, 27-vjeçar, i cili po dyshohet se është kapur me babain e bashkëshortes së tij, pasditen e së martës, te një pompë e derivateve në Suharekë.

     

    Përveç që dyshohet se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke gjuajtur me armë, Beqiraj ka shkelur edhe ligjin, duke mbajtur kundërligjshëm armë. Kjo pasi që arma me të cilën ka shtënë nuk ka qenë armë zyrtarë, por ilegale.

     

     

    Rasti ka alarmuar dëshmitarët përreth dhe Policinë, me ç’rast menjëherë është intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar i dyshuari, teksa Policia ka sekuestruar armën me 14 fishekë.

     

    Pas mbledhjes së informacioneve të para dhe përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj Beqirajt të iniciohen rastet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontrolle, posedim i paautorizuar i armës apo municionit”.

     

    Në lidhje me rastin, burimet thonë se janë njoftuar edhe zyrtarët kompetentë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.