[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Bekim Shotani afër marrëveshjes për ta marrë pozitën e kryetrajnerit tek Drenica.
Klubi nga Skenderaj që deri më tani ka qenë në heshtje totale, tashmë ka nisur të shfaqë shenja të zgjimit nga gjumi teksa janë në bisedime të avansuara me trajnerin e mirënjohur.
[the_ad id="78756"]
Marrëveshja është afër finalizimit, trajneri 47 vjeçar po pret vetëm konfirmimin nga kryesia se nuk do ketë probleme me pjesën administrative.

Poashtu sipas disa burimeve të mia brenda klubit, Drenica të hënën nis fazën përgatitore në “Bajram Aliu” dhe tashmë veç janë dërguar ftesat për lojtarët që planifikohen të jenë pjesë e grupit për sezonin e ri.