[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Ka ndërruar jetë një prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka njoftuar për vdekjen e togerit të Policisë së Kosovës, Fehmi Bucaliu.
[the_ad id="78756"]
Ish-kryetari i Gjilanit ka shprehur ngushëllime për familjarët e Bucalit, derisa tha se ai do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Policinë e Kosovës.
“U trondita me këtë lajm për ndarjen nga jeta të togerit të policisë e mikut tim, Fehmi Bucaliu. Do ta kujtoj gjithmonë për miqësinë, bujarinë, profesionalizimin e kontributin e jashtëzakonshëm në policinë e shtetit. Mbi të gjitha, për atdhedashurinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bucaliu, miqve, kolegëve e farefisit. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, ka shkruar ai.