Ka vdekur veprimtari i dëvotshëm i çështjes kombëtare Hafir Gashi nga fshati Llapushnik
I Komunës se Drenasit, shkruan portali rajoni.org.
Ai për disa vite ishte kryetar i Lidhjes Demokratike në fshatin Llapushnik dhe kryetar i Nëndegës në Arllat.
Po ashtu Hafiri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të familjeve skamnore duke ndihmuar materialisht.
Lajmin për vdekjen e Hafirit e ka bërë të ditur ish bashkëpunëtori i tij, Izet Abdyli, nëpërmjetë rrjetit social facebook ku ka shkruar:
“LAMTUMIRË VEPRIMTARI I DEVOTSHËM HAFIR SH. GASHI
Paska ikur në amshim Hafir Sh. Gashi, nga Llapushniku i Drenasit. Hafiri përveç virtyteve të larta njerëzore si sinqeriteti, fisnikëria dashuria për njerëzit, ishte edhe një veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare. Ai për disa vite ishte kryetar i Lidhjes Demokratike në fshatin Llapushnik dhe kryetar i Nëndegës në Arllat. Po ashtu Hafiri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të familjeve skamnore duke ndihmuar materialisht. Puna dhe veprimtaria e tij do të mbetën përherë në kujtesën tonë, dhe vepra e tij do të nderohet dhe respektohet ndër breza si shembull i një veprimtari të palodhshëm. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. I lehtë i qoftë dheu I Kosovës!”