[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Tashmë është zyrtare: Frank Lampard është trajneri i ri i Evertonit. Ish-trajneri i Chelseat ka firmosur një kontratë me klubin nga Liverpuli deri në vitin 2024.
43-vjeçari do të zërë vendin e lënë bosh nga Rafa Benitez, që u shkarkua në 16 janar për shkak të rezultateve të dobëta. Evertoni është drejtuar për një ndeshje nga Duncan Ferguson, që pretendonte që të mbyllte sezonin në krye të skuadrës.
[the_ad id="78756"]
Lampard rikthehet në krye të një skuadre, një vit pas shkarkimit nga Chelsea. Ish-mesfushorin e famshëm nuk e pret një aventurë e lehtë, pasi aktualisht Evertoni zë vendin e 16-të në renditjen e Premier League dhe është vetëm 4 pikë larg zonës që të zbret një kategori më poshtë.