Kandidati kryesor për postin e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se do bëj çmos që ta mbajë Lionel Messin në skuadër.
Laporta shihet si favoriti për t’u bërë president i Barcelonës, ngase kandidatët janë të stresuar se nëse do arrijnë marrëveshje me Messin në “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.
Laporta ka thënë se do bëjnë çmos që të rinovojnë me Messin, por klubi duhet të fitojë tituj sepse paratë nuk kanë rëndësi për lojtarin.
“Duhet të kemi ofertë garuese sportive. Është fitues dhe dëshiron të fitojë me Barcelonën”.
“Do bëj gjithçka që është e mundur, ka shumë që e duan dhe ne kemi nevojë për një ofertë të rëndësishme. Paratë nuk garantojnë tituj”.
“Messi sjellë më shumë para se shpenzime. Për Barcelonën është më e rëndësishmja kur e pyesin kur është më i miri në botë. Ata thonë Messi menjëherë”, deklaroi ai.
Klubet si Inter, PSG dhe Manchester City e duan Messin në afatin kalimtar veror.