Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Laporta komenton Mbappe, Haaland dhe Salah

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, konfirmoi se klubi tashmë ka siguruar dy lojtarë për sezonin e ardhshëm. Numri një i katalanasve nuk përmendi asnjë emër, por referenca për Andreas Christensen dhe Franck Kessie duket qartë. Ja fjalët e tij për RAC 1:

    “Kemi mbyllur akordet për dy lojtarë. Ka mundësi që jane një qendërmbrojtes dhe një mesfushor, por nuk mund te them emra… Raphinha? Ai është një lojtar i madh, ne kemi marrëdhënie të mira me të. Deco (agjenti i tij) është duke punuar dhe na informon për detajet që të mos gabojmë”.

    [the_ad id="78756"]

    Laporta foli edhe për lamtumirën tashmë të afërt të Sergi Robertos, negociatat për rinovimin e të cilit nuk ishin të suksesshme: “Ai kishte mundësinë të rinovonte në fillim të sezonit, kur po ristrukturonim kontratat dhe nuk e kuptoja pse nuk pranoi. Momenti ishte atëherë. Tani kontrata po skadon dhe ne po rinovojmë skuadrën”

    Sa i perket te ardhmes dhe stolit, ai shtoi se “Xavi Hernández do të jetë trajner i Barçës derisa unë te jem president. Ai është i përgatitur të jetë në klub për aq kohë sa të dojë”. Ne lidhje me Joao Felix ka pranuar: “Me pelqen shume si futbollist. Verën e kaluar ne punuam për të përfunduar një marrëveshje shkëmbimi me Atlético midis Joao Felix dhe Griezmann, por më pas ajo u shemb”.

    “Salah? Nuk do të them emra, por të gjithë lojtarët kryesorë duan të vijnë këtu. Nuk mund të them nëse ka ndonjë gjë, sepse nga klubi do të më thoshin se kam prishur negociatat. Nuk mund të them çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është”

    Ai gjithashtu pranoi se opsioni per shkembimin Traore-Trincao eshte nje “opsion qe me pelqen dhe qe do te ishte ideal”. Presidenti i klubit ka mbyllur ne fund per Haaland dhe Mbappe. “Haaland apo Mbappé? Nëse do të më duhej të zgjidhja, do të mbetesha me atë që thotë qartë se dëshiron të vijë te Barça. Nëse nuk u pëlqen, do të jetë e vështirë. Ata duhet të përshtaten me arsyeshmërinë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.