Barcelona ka humbur ndeshjen e parë të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve ndaj PSG, me rezultat 1-4.
Joan Laporta, njëri nga kandidatët potencial për t’u bërë president i ri i Barcelonës ka thënë se klubi duhet të udhëtojë në Paris për të ruajtur dinjitetin e tyre, përcjell lajmi.net.
“Ne [Barca] do të udhëtojmë për në Paris të qetë dhe me një dëshirë për të ruajtur dinjitetin tonë, por gjithashtu duhet të synojmë një rikthim të mundshëm. Edhe nëse këtë herë është më e vështirë. Ne e kemi bërë atë më parë,” u ka thënë ai mediave.
Barca bëri një rikthim të pabesueshëm kundër parisianëve në 2017 pavarësisht se humbi ndeshjen e parë 4-0.
Interesante, Laporta mund të zgjidhet si presidenti i ri para ndeshjes së dytë. Zgjedhjet do të zhvillohen në 7 mars, ndërsa përballja me PSG-në në Parkun e Princave me 10 mars.