Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    LDK akuzon ashpër “TV Dukagjinin” për propagandë pro Vetëvendosjes

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër për sondazhin e publikuar para disa ditësh në një televizion nacional, në të cilin Vetëvendosje renditej larg e para me mbi 50{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}.

    LDK me anë të një reagimi për media, ka akuzuar televizionin në fjalë se po e përdorë tërë potencialin e vet mediatik në shërbim të Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.

    [the_ad id="78756"]

    “Është bërë tashmë e zakonshme që televizioni me shtrirje nacionale, RTV Dukagjini, përdorë të gjithë potencialin e vet mediatik në shërbim ekskluziv të një partie politike përkatësisht, në shërbim të “Lëvizjes Vetëvendosje!”. Ky shërbimi sistematik, i shtrirë para e gjatë fushatës elektorale, ka zëvendësuar në plotni nevojën e kësaj partie politike që të bëjë vet fushatë. Nëpërmjet një pale të tretë, që duket haptazi që është e ndërlidhur ngushtë dhe në sinkron me “Lëvizjen Vetëvendosje!”, mendimet e varura paraqitet si të pavarura – e sondazhet e porositura e inxhinieruara paraqiten si fakte përfundimtare”, thuhet në reagim.

    Për sondazhin e publikuar aty, LDK ka thënë se ishte i ndërtuar për të shtyrë një bindje partiake.

    Madje LDK hedh dyshime të forta në kredibilitetin e këtij sondazhi.

    “Ndërlidhja e ngushtë e RTV Dukagjini me “Lëvizjen Vetëvendosje!” shpërfaqet në secilën natë nëpërmjet të ashtuquajturave sondazhe online, që sërish, ndonëse s’kanë asnjë saktësi, asnjë profesionalizëm e së këndejmi asnjë vlerë për të ndërtuar opinion, paraqiten si fakte mbi të cilat ndërtohet lajmi. Ky prezantim sistematik dëshmon jo vetëm joprofesionalizmin e një medium në vend, por edhe keqpërdorimin e hapësirës publike në kohë fushate e para saj”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    Akuza të njëjta ndërkaq pati gjatë ditës së djeshme edhe Memli Krasniqi i PDK-së.

    Në vijim keni reagimin e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës:

    Është bërë tashmë e zakonshme që televizioni me shtrirje nacionale, RTV Dukagjini, përdorë të gjithë potencialin e vet mediatik në shërbim ekskluziv të një partie politike përkatësisht, në shërbim të “Lëvizjes Vetëvendosje!”. Ky shërbimi sistematik, i shtrirë para e gjatë fushatës elektorale, ka zëvendësuar në plotni nevojën e kësaj partie politike që të bëjë vet fushatë. Nëpërmjet një pale të tretë, që duket haptazi që është e ndërlidhur ngushtë dhe në sinkron me “Lëvizjen Vetëvendosje!”, mendimet e varura paraqitet si të pavarura – e sondazhet e porositura e inxhinieruara paraqiten si fakte përfundimtare.

    Së fundmi, në këtë drejtim, një sondazh i porositur e i ndërtuar për të shtyrë një bindje partiake, na është prezantuar si fakt e si bazë mbi të cilën bëhet analizë e lajm. Ndonëse sondazhi në fjalë dështon në mënyrë të qartë e evidente të ketë mostër reprezentative, ai qëllimshëm fsheh secilin profil demografik të respodentëve me të cilin profil verifikimi minimal i saktësisë mostruese do të ishte i mundshëm. Sondazhi në fjalë bën raportime nëpër rajone, ndonëse mostra – në numër e jo në substancë – është përfaqësuese për të gjithë Kosovën. Për të pasur rezultate të sakta për një rajon, mostrimi në numër (dhe patjetër në substance) duhet të jetë i barabartë me mostrimin nacional. Një kapërcim i tillë, nga mostrimi nacional në rezultate rajonale është mospërfillje bazike e njohurive bazë të të bërit sondazh. Mbi të gjitha, grumbullimi i të dhënave është bërë në ditë pune, duke devijuar qëllimshëm një strukturë domethënëse dhe për pasojë devijon disproporcionalisht rezultatet. Gjithashtu, nuk është qartësuar se si janë përcaktuar pikat startuese të anketimit nëpër lokalitetet e përzgjedhura dhe si është përcaktuar hapi që duhet ndjekur nga anketuesit gjatë grumbullimit të të dhënave. Përtej argumenteve profesionale, bartësi dhe ekzekutuesi i anketës del të jetë një kandidat për deputet i “Lëvizjes Vetëvendosje!”; duke shkelur çdo etikë, besueshmëri, e profesionalizëm të të bërit anketë.

    Asnjë nga këto fakte, natyrshëm, nuk merren për bazë nga televizioni me shtrirje nacionale, RTV Dukagjini. As elementet bazë të mostrimit, e as subjektiviteti i një kandidati për deputet që bën anketë. Përkundrazi, RTV Dukagjini, duke shpërfillur secilin hap në këtë proces, vazhdon ta prezantojë këtë fabrikim e lajm të rremë si fakt. Mbi këtë fakt burimor si lajm të rremë, i njëjti vazhdon të bëjë analizë – duke marrë sërish e qartësisht anë partiake.

    Ndërlidhja e ngushtë e RTV Dukagjini me “Lëvizjen Vetëvendosje!” shpërfaqet në secilën natë nëpërmjet të ashtuquajturave sondazhe online, që sërish, ndonëse s’kanë asnjë saktësi, asnjë profesionalizëm e së këndejmi asnjë vlerë për të ndërtuar opinion, paraqiten si fakte mbi të cilat ndërtohet lajmi. Ky prezantim sistematik dëshmon jo vetëm joprofesionalizmin e një medium në vend, por edhe keqpërdorimin e hapësirës publike në kohë fushate e para saj.

    LDK fton qytetarët të mos bien në kurthin propagandistik të tv Dukagjini dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

    LDK nuk synon të ndërhyjë në pavarësinë redaktoriale të mediave, por as nuk toleron fushatën fake neës ndaj saj. Prandaj paralajmëron se në qoftëse tv Dukagjini vazhdon me propagandë të tillë, që duket sheshazi se ka për   qëllim të ndikojë  dhe orientojë votat e qytetarëve për një parti të caktuar, LDK do ta rikonsiderojë bashkëpunimin me tv Dukagjini, në mënyrë që mos të bëhemi pjesë e abuzimit informativ me pasoja për votuesit tanë dhe për  qytetarët e Kosovës. 

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.