[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Nuk mbarojnë diskutimet në lidhje me implentimin e VAR-it në futboll.
Me anë të teknologjisë, arbitrat marrin një ndihmë për të marrë vendimet e duhura, megjithatë mënyra e ndërhyrjes së VAR lë ende për të dëshiruar dhe mbi të gjitha vonesat në vendime shkaktojnë një kaos në fushë me lojtarët që nuk dinë si të reagojnë.
[the_ad id="78756"]
Së fundmi, kundër VAR del hapur edhe legjenda franceze, Thierry Henry, i cili thekson se teknologjia po vret futbollin.
“VAR është duke vrarë kënaqësinë për futbollin, nuk është mjaftueshëm i shpejtë në marrjen e vendimeve. Pasi lojtari shënon gol, nuk di nëse duhet të festojë apo jo. Në futboll më duket se teknologjia është ende prapa, kemi shumë për të mësuar”, tha Henry.