[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Drejtorit sportiv i PSG, Leonardo, ka kritikuar skuadrën e Real Madrid, duke thënë se këta të fundit kanë treguar mungesë respekti për skuadrën parisiene, transmeton Indeksonline.
Ai ka thënë se mënyra se si presidenti i Los Blancos, Florentino Perez flet për transferimin e Kylian Mbappes nuk tregon respekt.
[the_ad id="78756"]
“Brenda një jave, futbollisti (Karim Benzema), trajneri (Carlo Ancelotti) dhe tash presidenti (Perez), flasin për Kylian Mbappe sikur të ishte futbollist i tyre”, ka thënë Leonardo për L’Equipe.
Ndërsa Florentino Perez ka thënë se çështja e francezit do të zgjidhet në janar.