Krahas Ligës së Evropës, ndeshje u zhvilluan edhe në një garë tjetër evropiane, respektivisht në atë të Ligës së Konferencës.
Dy ndeshjet më interesante të kësaj gare ishin ajo mes Rennes e Tottenham dhe Roma e CSKA Sofia.
Tottenham nuk arriti që të arkëtoj tre pikët e plota, ku pas 90′ minutave lojë u nda me barazim 2:2 me skuadrën franceze Rennes.
Në anën tjetër, skuadrat e Romës ka vazhduar me rezultate të mira nën udhëheqjen e Jose Mourinhos, ku e mposhti me rezultat të thellë 5:1 skuadrën e CSKA Sofias.
Ndeshje zhvilloi edhe Baseli i Taulant Xhakës e Pajtim Kasamit, ku barazoi pa gola me skuadrën e Qarabagut.
Rezultatet finale të ndeshjeve në Ligën e Konferencës i gjeni më poshtë.
K.Almaty 0 – 0 Omonia
Flora 0 – 1 Gent
HJK 0 – 2 LASK
Lincoln Red Imps 0 – 2 PAOK
Mura 0 – 2 Vitesse
Qarabag 0 – 0 Basel
Rennes 2 – 2 Tottenham
Slavia Prague 3 – 1 Union Berlin
Slovan Bratislava 1 – 3 FC Copenhagen
Anorthosis 0 – 2 Partizan
AS Roma 5 – 1 CSKA Sofia
Bodo/Glimt 3 – 1 Zorya Luhansk
Jablonec 1 – 0 CFR Cluj
Randers 2 – 2 AZ Akmaar