Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Llugë me shpronësimet skandaloze, qeveria e Albin Kurtit gati 200 milionë euro borxh

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është shpallur tenderi i ri për mirëmbajtjen e rrugëve.

    Durmishi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se me këtë projekt i janë shpëtuar buxhetit të Kosovës rreth 22 milionë euro.

    [the_ad id="78756"]

    Tutje, ai thekson se situatë problematike mbetet ajo me procein e shpronësimit, ku Qeveria përballet me borxhe të mëdha.

    “Aktualisht kur po flasim ne kemi borgj 182 milion euro për shpronësime në ndërkohë që në buxhet i kemi 7.2 milion euro për këtë vit. Kjo ka shkaktuar shumë probleme në realizimin e shumë kontratave sepse nuk kanë përfunduar me kohë shpronësimet dhe janë shpallur shumë kontrata pa ndonjë analizë paraprake se si do të bëhen pagesat” shkruan ai.

    Shkrimi i plotë:

    Fjala ime në konferencën për medie të mbajtur sot,
    Të dashur përfaqësues të medieve,
    Të dashur qytetarë të Kosovës,
    Siç jeni të informuar në konferencën e kaluar ne e kemi anuluar tenderin “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021/2022, 2022/2023 dhe 2023/2024”. Vlera e parashikuar e këtij projekti ishte 44 milion euro. Kjo ishte kontratë kornizë 3 vjeqare e cila lejonte që menaxheri i kontratës t’a rriste vlerën e kontratës deri në 30 {2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca}. Në fakt ky 44 milionësh bëhej 57 milion. Nuk ka kontratë kornizë në të kaluarën që nuk është rritur për 30 {2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca}.
    Në fund të javës së shkuar ne e kemi shpallur tenderin e ri ashtu siç patëm premtuar duke e ndryshuar në tërësi edhe si koncept. Hapja e ofertave do të bëhet me datë 31 të këtij muaj. Kontrata do të jetë një vjeçare dhe atë me sasi fikse e jo me sasi fiktive siç ishte në të kaluarën. Kemi ndryshuar paramasën duke hequr pozicione të dyfishuara dhe sasi me hamendje dhe kemi llogaritë sasitë e sakta dhe mekanizimin e nevojshëm në bazë të standardeve. Gjithashtu kemi futur produkte të reja që e rrisin cilësinë e rrugëve dhe rrjedhimisht sigurinë në komunikacion. Disa prej këtyre produkteve do të përdorën për herë të parë në rrugët e Kosovës.
    Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 11 669 471,34 euro. Do të jetë e ndarë në 14 lloto. Nëse e llogarisim për 3 vitet e ardhshme ne do të shpenzojmë maksimalisht 35 milion euro. Vetëm nga kjo kontratë buxhetit të Kosovës, i’a shpëtuam rreth 22 milion euro.
    Pra po e bëjmë mirëmbajtjen më kualitative, po e rrisim konkurencën duke ndryshuar kriteret teknike dhe në të njëjtën kohë po e kursejmë buxhetin e shtetit.
    Çështja e dytë ka të bëjë me shpronësimet. Aktualisht kur po flasim ne kemi borgj 182 milion euro për shpronësime në ndërkohë që në buxhet i kemi 7.2 milion euro për këtë vit. Kjo ka shkaktuar shumë probleme në realizimin e shumë kontratave sepse nuk kanë përfunduar me kohë shpronësimet dhe janë shpallur shumë kontrata pa ndonjë analizë paraprake se si do të bëhen pagesat. Ka shumë vendime përfundimtare që kanë kaluar afatin dy vjeçar dhe tani çdo vonesë e këtyre pagesave paguhet me kamatë. Kemi kredi e kontrata ndërkombëtare dhe çdo vonesë shkakton dëmtim të buxhetit. Gjithashtu ka edhe shumë vendime të gjykatave për projekte që janë bërë në të kaluarën pa shpronsim fare, në fakt për disa projekte nuk janë bërë as elaboratet e shpronësimit. P.sh. rruga nga Prishtina e deri te rrethi te QMI nuk ka fare elaborate shpronësimi dhe tani kanë filluar të vijnë vendime të gjykatave për pronat në të cilat është ndërtuar rruga. Raste të tilla i kemi për 12 rrugë në territorin e Kosovës.
    Tani ne jemi të detyruar që të veprojmë shpejtë dhe në rishikim të buxhetit të ndajmë buxhet shtesë për shpronësime sidomos për tri kategori kryesore e që janë: Vendimet gjyqësore, vendimet që i kanë kaluar 2 vite dhe kontratat që i kemi me kredi. Për të rritur buxhetin për shpronësime ne duhet që të zvoglojmë buxhetin për disa projekte të cilat kanë qenë të parapara me buxhet. Ne kemi marrë vendim që të pezullojmë të gjitha memorandumet me komunat që janë nënshkruar në vitin 2021. Këto memorandume janë nënshkruar pa u analizuar mirë dhe duke e pasur parasysh që jemi edhe në kohë pandemie rrezikojmë që të mos kemi mjete për realizimin e tyre. Vetëm në janar, shkurt dhe mars janë nënshkruar memorandume me komunat në vlerë 18.5 milion euro.
    Këto ndryshime po bëhen që ti përfundojmë disa projekte shumë të rëndësishme e që janë zvarritur me vite të tëra, siç janë rruga Prishtinë – Mitrovicë, rruga Prishtinë – Podujevë etj. Gjithashtu do të kujdesemi që projektet e reja të mos fillojnë pa e siguruar buxhetin dhe pa u përfunduar procedurat e shpronësimit për to.
    Faleminderit shumë

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.