Pedri Gonzales ishte një nga lojtarët më të aktivizuar në sezonin e shkuar. Në fakt për të nuk kishte një sezon të shkuar dhe të ri sepse ai nuk u ndal në asnjë moment së luajturi me Barcelonën dhe Spanjën në Europian dhe Botëror.
Pas mbi 70 ndeshjeve më në fund Barcelona dhe Spanja ranë dakord t’i japin disa ditë pushime Pedrit, me mesfushorin, i cili kishte leje për të qenë jashtë deri të mërkurën. Gjithsesi, ai nuk ka ndenjur dot më shumë pa futboll dhe është kthyer në Barcelonë që sot.
Tashmë 18-vjeçari është në dispozicion të Ronald Koeman dhe ka nisur përgatitjet për përballjen ndaj Sevillas pas grumbullimeve të kombëtareve. Ky kthim para kohe i Pedrit ka bërë jo pak jehonë dhe tregon qartë profesionalizimin dhe seriozitetin e të riut.