Lumi Klina, në qytetin e Skenderajit me kuptimin e plotë ta fjalës është kthyer në një kanal të ujrave të zeza. Këtë e tregon edhe video më poshtë që është bërë nga disa qytetarë ku kanë shfaqur shqetësimin e tyre në lidhje më ndotjen që dita ditës po shkon duke u rritur, shkruan rajoni.org.
Pikënisjen e ndotjes e fillon të fshati Kuqicë, që është në zonën kufitare me Zubin Potokun, e që kalon në fshatrat, Klinë, në qytetin e Skenderajit dhe në fshatin Llaushë aty ku edhe e ka ndotjen më të madhe nga fabrika e ujrave të zeza, e cila nga qytetarët po thojnë që është vetëm për emër pasi që ndotja më e madhe po ndodhë aty duke e bërë të vështirë edhe ajrin në fshatin Tushilë në të cilin kalon.
Edhe pse ka shumë ragime qytetare ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga organet kompetente të nivelit komunal apo edhe nga Ministria e Mjedisit të nivelit qendrorë, e sa do të shkojë ky dëmtim i natyrës derisa dikush ta parandalojë ende nuk dihet pasiqë nuk ështe bërë ndonjë projekt ose plan konkret nga askush./Rajoni.org/