Pas videos me “shkatërruesit e shtetit të Kosovës” Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një video tjetër, me anë të cilës akuzon ish-qeveritarët e familjarët e tyre, politikanët e biznesmenët e njohur për keqpërdorime me terminalet doganore, shkruan Insajderi
Vetëvendosje thekson se në Kosovë shumica e terminaleve kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.
Në videon 2 minutëshe të LVV, përmendet terminalet e djemve të Isa Mustafës, Devollëve teksa paraqiten fotografitë e Shkëlqim e Blerim Devollit, Sami Lushtakut e Margarita Kadriut.
Sipas LVV-së përmes këtyre personave pasuria shtetërore u barte tek familjet e fuqishme.
“Ju kujtohet se si një deputete pat fituar Terminal doganor në këmbim të votimit të një presidenti një fat të ngjashëm kanë pasur terminalet tjera të privatizuara. Pra, Terminali i Margarita Kadriut. Terminali i djemve të Isa Mustafës, Terminali i Sami Lushtakut, Terminali i Devollëve e këso terminale që e kanë bartë pasurinë shtetërore e shoqërore te familjet e fuqishme”, thuhet në video.
Sipas tyre, 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve.“370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve.
E Qeveria Kurti ka filluar “kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika”.
“Britmat dhe piskamat e tyre janë për pushtetin që e kishin e jo për shtetin”, thuhet në videon e LVV-së.