Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Man.City në avantazh për Haalandin, “do të vriste me një gur dy zogj”

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Përpjekjet e Manchester City-t verën e kaluar për të blerë Harry Kane rezultuan të pasuksesshme.

    Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, rezistoi me të gjitha mënyrat, duke e detyruar sulmuesin e “Tre Luanëve” të pranonte qëndrimin në Londër. Tashmë Citizens kanë ndryshuar objektiv dhe, nga sa mësohet nga mediet angleze, Pep Guardiola do të hidhet në sulm për Erling Haaland të Borussias së Dortmundit.

    [the_ad id="78756"]

    Guardiola ka nevojë për një numër “9” pas largimit të Sergio Agüeros. Spanjolli e ka të qartë se afrimi i mundshëm i gjigantit norvegjez do ta çonte ekipin e tij në një dimension tjetër. Për këtë arsye, drejtuesit e City-t kanë ndërmend të nisin bisedimet me Mino Raiolan në muajin janar, për të realizuar blerjen e Haalandit, që verën e ardhshme mund të largohet për 75 milionë euro, shifër kjo e përcaktuar si klauzolë në kontratën me verdhezinjtë.

    Nënshkrimi i norvegjezit do të nënkuptonte gjithashtu “vrasjen e dy zogjve me një gur”. Firma me sulmuesin e Dortmundit mund të shtyjë Raheem Sterling që të firmosë rinovimin e kontratës, e cila i skadon në verë të vitit 2023.  

    Klubi dhe lojtari janë në negociata për të vijuar bashkëpunimin, por anglezi nuk është i kënaqur me minutat e tij në fushë. Mbërritja e një numri “9” do të kthente rëndësinë e tij në skemat e Guardiolës, pikërisht atë rëndësi që Sterling ka te “Tre Luanët” me Harry Kane si “pykë”.

    Vlera e 26-vjeçarit është rritur në 90 milionë euro, sipas të dhënave të Transfermarkt. Nëse nuk do të rinovojë kontratën, Citizens mund ta shesin verën e ardhshme për të mos e lënë të largohet e parametër zero.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.