Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Man. United kërkon fitoren ndaj Wolves

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Manchester United ka privilegjin për të mbyllur takimet e javës së tretë në Premier League dhe impenjimin e radhës “djajtë e kuq” do ta kenë jashtë fushës së tyre, me “ujqërit” e Wolverhampton Wanderers. Befas gjithcka ka ndryshuar si me magji dhe kthimi i Cristiano Ronaldo-s në Carrington i fut bindshëm “red devils” në vallen e titullit.

    Një verë e gjatë dhe tepër e nxehtë, që nuk do të harrohet kurrë, sepse pas transferimit të Lionel Mesit në Le Championnat në radhët e Paris SG, ndryshoi skuadër gjithashtu edhe ylli i famshëm portugez, që me sa kuptohet dëgjoi zemrën dhe hoqi dorë në castet e fundit nga një kalim i mundshëm te City i Guardiolës. Nga sa u zbulua më pas nga mediat e ndryshme në ishull, te një vendim i tillë influencuan “senatorët e përjetshëm” të “djajve të kuq”: Gary Neville, Rio Ferdinand dhe Patrice Evra, por ai që ndikoi më shumë nga të gjithë ishte padyshim vetë Alex Ferguson.

    [the_ad id="78756"]

    79-vjecari skocez nuk mund ta linte djalin e tij shpirtëror që të shkonte dhe të ndihmonte rivalët e urryer të qytetit, kështuqë tani të gjithë janë të qetë dhe tepër të kënaqur në këtë pjesë të Manchester-it. City shkatërroi Arsenalin në takimin hapës të kësaj jave, kështuqë radhën për t’u kundërpërgjigjur e kanë pikërisht futbollistët e ekipit të drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

    Sezonin e kaluar “citizens” u shkëputën shumë dhe “djajve të kuq” nuk iu mbeti më asgjë tjetër, përvec se të luftonin për vendin e dytë në Premiership. Kampionët në fuqi dukeshin vërtet shumë lart, megjithatë pas disfatës në Champions dhe startit të gabuar në Londër me Tottenham-in tani të gjithë e kanë kuptuar se trajnerit të mirënjohur katalanas i mungon së tepërmi një sulmues i mirëfilltë. Trajneri norvegjez e ka kaluar ndjeshëm Jose Mourinho-n përsa i përket shpenzimeve, prandaj për 48-vjecarin nga Kristiansundi nuk ka më asnjë lloj justifikimi.

    Solskjar ka pasur vazhdimisht mbështetjen e fuqishme të pronarëve të klubit dhe vetë administratorit Ed Woodward, madje me një llogari të thjeshtë edhe pa përforcimet e kësaj vere përsëri trajneri nordik kishte shpenzuar më shumë në merkato se sa trajneri portugez. Pas epokës së Fergie-t me Mourinho-n United regjistroi kuotën më të lartë të pikëve 81, si ekip nënkampion i vendit, ndërsa edicionin e shkuar “djajtë e kuq” u pozicionuan të dytët, por me vetëm 74 pikë gjithsej.

    Nuk kuptohet shumë politika e klubit, duke pasur parasysh alternativat e shumta që ka përpara trajneri norvegjez. Ekipit i nevojitet shumë një mesfushor, megjithatë krerët e klubit ndërhynë në fazën sulmuese. Për hir të së vërtetës “red devils” nuk vuajnë aspak në sulm, pasi United konsiderohet si një ndër ekipet që shënon më shumë, sidoqoftë drejtuesit fuqizuan grupin edhe me lojtarë të tillë si Jadon Sancho, Raphael Varane apo së fundmi edhe me Cristiano Ronaldon, kështu që për trajnerin Solskjaer tani nuk ka më vërtet as edhe një lloj alibie.

    Përveç Mourinho-s trajneri nordik ka shpenzuar gjithashtu më shumë edhe se sa dy trajnerët David Moyes Louis van Gaal të marrë së bashku, për më tepër me Solskajer-in në timon ia vlen të kujtohen gjithashtu edhe katër gjysmëfinalet e humbura, si dhe disfata në finalen e madhe të Europa League-s, nga një kundërshtar si Villarreali. United do të zbresë në West Midlands pas barazimit tepër zhgënjyes në jug të ishullit, në Hampshire, me “shenjtorët” e Southampton-it, ndërsa në javën hapëse “djajtë e kuq” shqyen Lidsin e Marselo Bielsës brenda në “Teatrin e Ëndrrave”, duke shënuar tre herë në harkun e vetëm tetë minutave, pas barazimit të përkohshëm të “të bardhëve”.

    Detyrën më të vështirë tani do ta ketë pikërisht trajneri Ole Gunnar Solskajer, që do të duhet të bëjë zgjedhjet e përshtatshme në momentet e duhura, por mbi të gjitha trajneri norvegjez do të duhet patjetër që nën presion të mbajë grupin e lojtarëve të bashkuar por gjithashtu edhe t’i kënaqë njëherësh të gjithë futbollistët që ka në dispozicion. United kërkon patjetër 3 pikët, duke pasur parasysh edhe mungesat e shumta dhe problemet e mëdha që ka në krahun tjetër trajneri Bruno Lage. Në dy sfidat e para Wolves është mundur minimalisht 1-0 me Leicester City-n jashtë fushe, si dhe me Tottenham-in në shtëpi, që drejtohej pikërisht nga ish-tekniku i tyre Nuno Espirito Santos.

    “Ujqërit” nuk njohin fitore ndaj “djajve të kuq” në gjashtë sfidat e fundit në të gjithë aktivitetet, madje United ka triumfuar në 3 nga 4 përballjet e fundit ndërmjet tyre, por gjithsesi bëhet fjalë për fitore minimale. Ndeshja do të luhet në orën 17:30 në Stadiumin Molineux dhe do të drejtohet nga kryesori veteran Mike Dean.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.