Manchester United ka konfirmuar se tifozët do të mund të shkëmbejnë fanellat e tyre me Mason Greenwood anën e pasme pa pagesë.
Greenwood u arrestua nën dyshimin për përdhunim dhe sulm të dielën, përpara se të shtoheshin akuzat të martën edhe për sulm seksual dhe kërcënim për vrasje. Megjithatë, 20- vjeçari është liruar me kusht në pritje hetimeve të mëtejshme nga policia.
Gjendur në një situatë të tillë United ka lajmëruar tifozët se mund të shkëmbejnë fanellën e tyre me një të me një emër dhe lojtar tjetër në shpin Lojtari anglez nuk do të stërvitet apo luajë për United deri në një njoftim tjetër. Në një deklaratë të klubit thuhet: “Manchester United përsërit dënimin e fortë të dhunëssë çdo lloji. Siç është komunikuar më parë, Mason Greenwood nuk do të stërvitet me klubin, apo të luaj për të, deri në njoftimin e mëtejshëm”.
Gjigandi i veshjeve sportive Nike ka pezulluar marrëdhënien e tyre me Greenwood ndërsa partneri i klubit, Cadbury, nuk do të shfaqë Greenëood në asnjë marketing apo produkt të ardhshëm. Sulmuesi është hequr plotësisht nga dyqani online i United dhe një kërkim për emrin e tij nuk sjell asnjë produkt.
“Mason Greenwood është hequr nga skuadrat aktive në FIFA 22 dhe gjithash është pezulluar nga paraqitja në paketat FIFA Ultimate Team (FUT) dhe Ultimate Draft,”-tha një zëdhënës i EA Sports.
GreenWood ka qenë me United që në moshën 6-vjeçare dhe bëri debutimin tij në 2019-ën, me ndeshjen e parë të Anglisë vitin e ardhshëm. Ai ka shënuar gjashtë herë këtë sezon dhe ka qenë titullar në ndeshjen e tyr të fundit në Premier League, ku morë një fitore 1-0 ndaj West Ham United m 22 janar.